Shakira e Jennifer Lopez përgatitin shfaqjen për Super Bowl

Jennifer López dhe Shakira do të jenë protagonistet e shfaqjes së lakmuar të NFL Super Bowl, e cila do të mbahet në Miami, më 2 shkurt të këtij viti, dhe ku do të përballen Kansas City Chiefs (AFC) dhe San Francisco 49ers (NFC).

Kengëtarja kolumbiane ka postuar një video në llogarinë e saj në rrjetet sociale për të treguar se ajo tashmë po përgatit performancën e saj të shumëpritur. “10 ditë për Super Bowl. Intensifikimi i përgatitjeve tona!” Shakira ndau për të treguar se ajo mund të hedhë topin si Patrick Mahomes (Shefat) ose Jimmy Garoppolo (49ers).

Të lidhura

None found

Të njëjtën gjë ka bërë edhe partnerja e saj në këtë shfaqje, Jennifer Lopez: “Duke pritur sinjalin tim si … Vetëm 10 ditë deri në Super Bowl LIV! Numërimi mbrapsht kanisur… A jeni gati?”


Shtuar 24.01.2020 15:36