Sarri publikon listën ndaj Lyon, rikthehen nga lëndimet 3 titullarët

Juventusi ka publikuar listën për Ligën e Kampioneve ndaj Lyon ku kthehen nga lëndimet Gonzalo Higuain Douglas Costa dhe Sami Khedira.

Higuain ka pasur dhimbje, ndërsa Miralem Pjanic kishte një problem muskulor, por janë të pranishëm në këtë listë.

Pas një kohe të gjatë kthehet edhe Giorgio Chiellini.

Skuadra e Juventusit për ndeshjen me Lyonin: Szczesny, Pinsoglio, Buffon; De Sciglio, Chiellini, De Ligt, Alex Sandro, Danilo, Bonucci, Rugani; Pjanic, Khedira, Ramsey, Matuidi, Rabiot, Bentancur; Ronaldo, Dybala, Douglas Costa, Cuadrado, Higuain, Bernardeschi.


Shtuar 25.02.2020 18:48