Ish mesfushori i Arsenalit u transferua te Juventus verën e kaluar por nuk ka arritur të bëjë ndikimin e dëshiruar te gjigantët e Serie A.
Raportet në Itali sugjerojnë se Chelsea mund të jetë destinacioni i ri i Ramsey, pasi Maurizio Sarri po kërkon të rindërtojë mesfushën e tij.
Ish shefi i Bluve po shpreson të përdorë ullsianin në një përpjekje për të sjellë te Juventus Jorginhon, raporton Tuttosport.
Kjo do të bënte që Sarri të ribashkohej për të tretën herë me Jorginhon, pasi ishin së bashku te Napoli dhe Chelsea.
