Rrëfehet Trezeguet: Fillimi ka qenë dramatik

David Trezeguet ka bërë historinë e Juventus-it. Qendërsulmuesi francez ka formuar një nga dyshet më të frikshme bashkë me Alessandro Del Piero-n, duke koleksionuar shumë trofe.
Megjithatë, fillimi i historisë bardhezi të Trezeguet nuk ka qenë i lehtë, siç ka pranuar vetë francezi për kanalet zyrtare të Juventus-it.

Ai ka folur për ditët e tij të para me fanellën bardhezi:

“Historia e kalimit tim tek Juventus është interesante dhe dramatike. Kam nënshkruar me Bettega-n dy ditë para Euro 2000. Grumbullimi i parë me Juventus-in nuk ka qenë shumë i lehtë, sepse publiku nuk më shihte me sy të mirë”, ka thënë Trezeguet, i cili ka shënuar golden golin që i dhuroi Europianin Francës kundër Italisë para se të transferohej tek bardhezinjtë.

“Më pas jam bërë pjesë e historisë së klubit. Për mua Juventus ka qenë e rëndësishme: nuk fitonte prej shumë kohësh dhe unë kam arritur të fitoj edhe renditjen e golashënuesve, një moment magjik”.


Shtuar 20.03.2020 19:55