Roma tenton të transferojë mbrojtësin e Valencias

Roma ka filluar të mendojë për lëvizjet që do të kryej në merkaton e verës.

Skuadra italiane kanë shtuar mbrojtësin e Valencias, Ezequiel Garay, në listën e dëshirave.

Garay do të jetë një nga objektivat kryesor të skuadrës nga kryeqyteti i Italisë.

Roma po monitoron 33 vjeçarin i cili po rikuperohet nga një dëmtim në gju, i cili ia pamundëson kthimin në fushën e blertë deri në gusht.

Trajneri Paulo Fonseca është i interesuar që të shtojë eksperiencë në vijën e mbrojtjes, prandaj Garay është dëshira e tij.

Mbetet të shihet nëse Roma do t’ia arrijë të sigurojë kartonin e mbrojtësit argjentinas.


Shtuar 21.03.2020 20:35