Roma “fundos” Genoan (VIDEO)

Roma e trajnerit Fonseka u rikthye te fitorja në kampionat, pas 2 humbjesh radhazi, teksa mposhti Genoan në transfertë me rezultatin 1-3.

Turku Under Cengiz hapi serinë e golave në minutën e 6-të, ndërkohë që autogoli i Biraskit, i dha avantazhin e dyfishtë skuadrës kryeqytetase.

Pandev provoi të rihapte sfidën në fundin e pjesës së parë, por vetëm kaq, pasi në minutën e 74-t, Edin Dzeko vulosi gjithçka, duke shënuar golin e tretë.

Me triumfin e sotëm Roma u ngjit në vendin e 4-t, në kuotën e 38 pikëve, duke parakaluar përkohësisht Atalantën, e cila do të përballet ditën e nesërme me SPAL-in e Etrit Berishës.

Për sa i përket, Genoas, skuadra kuqeblu është duke kaluar një periudhe tepër të vështirë, teksa ndodhet në vendin e parafundit me 14 pikë në 20 ndeshje.


Shtuar 19.01.2020 19:54