Rivaldo: Barcelona duhet të bashkojë Neymarin, Messin e Suarezin

Që nga largimi i Neymar nga Barcelona ka pasur disa tentime të katalunasve për ta kthyer përsëri në skuadër futbollistin.

E siç duket që të rikthehet Neymar në Barcelonë dëshirë ka edhe legjenda e futbollit Rivaldo.

Të lidhura

None found

Rivaldo ka thënë që Barcelona duhet të bëjë çdo ofertë që ta kthejë Neymarin gjatë kësaj vere dhe të bashkohet me Messin dhe Suarezin.

Ish sulmuesi i Barcelonës ka thënë që kjo treshe e futbollistve mund të ndezë një partneritet shkatërrues në sulm.

Neymar u largua nga Barcelona në drejtim të Paris Saint-Germain në vitin 2017 për një shumë rekorde mirëpo tani është duke u raportuar për një kthim të mundshëm.


Shtuar 27.03.2020 08:31