Rifllimi i sezonit gjithnjë e më larg, kryeministri Konte nxjerr dekretin e ri

Rifillimi i sezonit aktual të kampionatit italian është gjithnjë e më larg, duke qenë se kryeminitri i Italisë, Xhuzepe Konte ka firmosur dekretin e ri për shtyrjen e aktiviteteve sportive deri datë 3 maj.

Në dekretin që mban firmën e kryeministrit lexohet qartë se ndalohet çdo lloj aktiviteti sportiv në vende publike apo dhe private, si dhe çdo lloj seance stërvitore.

Të lidhura

None found

“Deri datë 3 maj, çdo lloj aktiviteti dhe kompeticioni sportiv i të gjitha formave dhe disiplinave është i pezulluar, qoftë në vende publike apo private. Seancat stërvitore për atletët profesionistë dhe joprofesionistë në impiantet sportive të çdo lloj forme janë gjithashtu të pezulluara,” shkruhet në dekret.


Shtuar më 10.04.2020 20:52