Ribery thërret Gotzen e Mandzukic te Fiorentina

Ylli francez i Fiorentinës, Franck Ribery, ka ftuar Mario Gotzen dhe Mario Manxhukicin që t’i bashkohen atij te klubi italian.

Sipas gazetës gjermane “Bild”, Ribery, po luan si rol i ndërmjetësuesit në negociata me ish-bashkëlojtarët e tij te Bayern Muencheni.

Të dy lojtarët ofensivë janë pa kontrata. Manxhukiq ka shkëputur kontratën me klubin nga Katari, Al-Duhail, ndërsa Gotzes i ka skaduar kontrata me Borussia Dortmundin.

Ribery iu bashkua Fiorentinës verën e vitit të kaluar teksa ka realizuar 3 gola dhe dy asistime në 18 ndeshje.


Shtuar 19.07.2020 18:47