Mos e humbisni: Talenti kosovar realizon supergol nga një distancë e largët (VIDEO)

Talenti nga Kosova, Edi Sylisufaj, ka shënuar një super gol në elitën e futbollit suedez.

Mesfushori 21 vjeçar, ka arritur të shënojë në minutën e 4’ të ndeshjes, duke i dhënë epërsi 1:0 skuadrës së tij Falkenbergs, në përballjen kundër Helsingborg.

Sylisufajt iu krijua një hapësira para vetes, dhe ai provoi një goditje të fortë dhe të saktë, për të shënuar një nga golat më të bukur të kësaj jave në Suedi.

Kujtojmë së fundi është raportuar se Edi Sylisufaj do t’i bashkohet Kosovës 21.


Shtuar 19.07.2020 18:28