Rezultoi pozitiv në testin e parë ndaj koronavirusit, futbollisti i Bylisit merr rezultatin e testit të dytë

Në rradhët e Bylisit u infektua me koronavirus i vetmi lojtar në Superiore, Eridon Qardaku.

Lajmi se shkodrani i Bylisit rezultoi pozitiv alarmoi ndeshjen që do të luhej pas pak ditësh me Tiranën, por edhe fillimin e Superiores.

Një lajm i mirë vjen pas testit të dytë, Bylisi ka dhënë lajmin se futbollisti ka rezultuar negativ.

“Lojtari ynë, Eridon Qardaku, ka kryer tamponin e dytë dhe ka rezultuar negativ. Në fakt pritej pasi edhe përgjigjja pas tamponit të parë ka qenë negative! Rikthimi i tij me grupin sigurisht që shton organikën dhe rrit cilësinë në skuadrën tonë në prag të sfidave të radhës”, shkruhet në njoftimin e klubit të Bylisit.


Shtuar 9.06.2020 06:47