Rënia e madhe e talentit gjerman që nuk shkëlqeu te PSG

Nganjëherë futbolli di të jetë i pamëshirshëm dhe një gabim mund të kushtojë me karrierë. Verën e vitit 2017, PSG mori me shumë bujë në “Parc des Princes” Julian Draxler.

Për të siguruar shërbimet e gjermanit, francezët paguan plot 36 milionë euro. Shkëlqimi dhe buja e transferimit u zbeh nga viti në vit dhe tashmë Draxler është kthyer në lojtar të nivelit mesatar.

Vendin e titullarit e ka humbur prej kohësh në Paris dhe largimi në verë është i pashmangshëm. Tashmë, “Foot Mercato” raporton se Hertha Berlin interesohet seriozisht për shërbimet e tij dhe rikthimi në Bundesligë duket i vetmi opsion për Draxler, i cili dikur shihej si talenti më premtues gjerman.


Shtuar 17.04.2020 07:44