Reali nis sulmin për yllin e Liverpoolit

Real Madrid është në kërkim të një sulmuesi, i cili së bashku me Karim Benzema të garantojë gola e suksese të spanjollëve në kampionat dhe në arenën ndërkombëtare.

Së fundmi zbulohet se Reali ka hedhur hapat e parë për tentuar afrimin e yllit të Liverpool, Sadio Mane. “Le10sport” shkruan se drejtuesit e klubit spanjoll kanë kontaktuar menaxherit e lojtarit.

Jo vetëm kaq, pasi thuhet se edhe vetë trajneri Zinedine Zidane ka pasur një bisedë me Mane, për t’i treguar që është i mirëpritur në ekipin e tij.

Nga Reali pritet të largohen Gareth Bale dhe James Rodriguez, ndaj në verë duhet afruar me çdo kusht një lojtar kalibri për sulmin. Cilësitë e Mane janë të padiskutueshme, por sigurisht që kushton dhe Liverpool nuk është se është nga ato klube i prirur për të shitur lojtarë.


Shtuar 1.01.2020 11:06