Reali e do në skuadër kapitenin, i ofron kontratë të re

Nga muaji tjetër, qendërmbrojtësi do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij te gjigantët spanjollë.

Sidoqoftë, sipas AS, Real dëshiron ta zgjasë qëndrimin e tij edhe për 12 muaj të tjerë deri në vitin 2022.

34-vjeçari mbetet një startues i padiskutueshëm në skuadrën e Zinedine Zidane dhe propozimi i një zgjatjeje deri në vitin 2022 do ta zgjasë qëndrimin e tij deri pas moshës 36-vjeçare.

AS raporton se është e paqartë nëse Ramos do ta pranojë zgjatjen një vjeçare, por ata shtojnë se ai ka model për të luajtur në MLS të Amerikës para se të tërhiqet. Ai më pas ka ambicie për t’u bërë trajner.

Ramos ka luajtur 34 herë për Realin në të gjitha garat deri më tani këtë sezon, duke shënuar shtatë gola.


Shtuar 9.06.2020 13:56