Real Madrid ofron 30 milion euro për yllin e Flamengos

Pak ditë më parë në media qarkulloi lajmi se Real Madrid interesohej për futbollistin e Flamengos, Reinier.

Ditën e sotme vjen lajmi se madrilenët kanë bërë një ofertë në drejtim të klubit brazilin për futbollistin 17 vjeçar.

Spanjollët kanë ofruar 30 milionë euro për shërbimet e Renier, i cili shihet si një nga talentet e Brazilit.

Sipas “Globoesporte” Flamengo nuk e ka pranuar ofertën pasi për Renier ata kërkojnë 35 milionë plus bonuse.

Gjithsesi kjo nuk përbën problem për Realin pasi priet t’ia plotësojnë kushtet klubit brazilian.

Reinier, i cili mbush 18 vjeç në 19 janar, do të bëhej i pesti brazilian që luan aktualisht në Santiago Bernabeu, pas Rodrygo, Vinicius Jr, Marcelo dhe Casemiro.


Shtuar 4.01.2020 11:39