Ramos i kundërpërgjigjet Pique: Reali më i dobët? Do të nënshkruaja tani të fitonim çdo “clasico” kështu

Gerrard Pique edhe pse humbi kritikoi Realin, por Ramos i është përgjigjur menjëherë duke thënë se ai do të nënshkruante tani për të fituar çdo El Clasico duke luajtur aq keq sa tha mbrojtësi i Barcelonës.

Vinicius Junior dhe Mariano Diaz shënuan dy gola në pjesën e dytë, pasi Reali triumfoi ndaj Barcës dhe kaloi në vendin e parë në La Liga me fitoren 2-0 të dielën.

Por performanca nuk i bëri aspak përshtypje Pique pasi mbrojtësi i Barça tha që nikoqirët në pjesën e parë ishin “Madridi më i dobët” me të cilin është përballur në ‘Santiago Bernabeu’.

“Mendimi i të gjithëve është i respektueshëm. Unë do të nënshkruaja të fitoj të gjithë Clasicot duke e luajtur pjesën e parë aq keq sa ai [Pique] thotë”, u tha ai gazetarëve, përmes AS.

“Ndeshja ishte e ndryshe. Në pjesën e parë, ne lamë topin dhe në të dytën vendosëm të sulmonim përpara”.

“Ata nuk ishin aq të freskët dhe ne filluam të gjenerojmë shanse”, përfundoi spanjolli.


Shtuar 2.03.2020 09:22