Qetësohen fansat, e ëma e Ronaldos ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Dolore Aveiro, e ëma e Cristiano Ronaldos, ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe ka kaluar tronditjen e madhe të pësuar përpara dy ditësh, kur edhe u shtrua me urgjencë në spitalin e Madeirës për shkak të një ishemie, trompoze dhe mpiksje gjaku, që mund t’i merrte jetën.

“Jam shumë mirë tani dhe po e kaloj! Shumë shpejt do t’i kthehem rutinës ditore, dashtë Zoti! Kalova një moment jo të lehtë, por isha me fat. Ndjej të falënderoj të gjithë për mesazhet që më kanë dërguar dhe mbështetjen që kanë shfaqur”, ishte thelbi i mesazhit të gjatë që Dolores kishte publikuar në rrjetet sociale

Vetë Ronaldo braktisi përkohësisht skuadrën italiane të Juventusit, për të qendruar pranë nënës së tij, e cila ishte shtruar në një spital në Portugali. Lidhja mes të dyve ka qenë shumë e fortë, e tashmë ylli portugez do të zbresë më me qetësi në fushën e lojës, pasi e ëma e tij e ka kaluar rrezikun.


Shtuar 6.03.2020 07:36