PSG duket se ka gjetur gjuhën e përbashkët me Interin për të firmosur me sulmuesin Mauro Icardin. Francezët duket se kanë arritur të bindin zikaltërit me ofertën e tyre sipas asaj që informon gazetari i Sky Sport, Gianluca Di Marzio.
Kampionët e Francës duhet të paguanin 70 milionë euro sipas klauzolës së blerjes së sulmuesit argjentinas, por nuk ka ndodhur kështu.
Të lidhura
None found
Drejtori Leonardo ka arritur një marrëveshje më të mirë.
Klubi i PSG do të derdhë në arkat e klubit 50 milionë euro + 7 milionë euro bonuse. 26-vjeçari ishte në mëdyshje për të ardhmen e tij në Paris, por duket se situata tani ka ndryshuar dhe do të qëndrojë me kryeqtetasit.
