PSG bën blerjen e parë, siguron shërbimet e yllit të Portos

PSG dhe Porto kanë rënë dakord për transferimin e Alex Telles.

Sipas “A Bola” transferimi i Telles në Paris do t’i kushtojë Parisenëve 25 milionë euro.

Interesim për Telles kanë shfaqur Juventus dhe Chelsea, mirëpo PSG ka arritur ta mposht konkurencën.

27-vjeçari ka luajtur 40 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar 10 gola.


Shtuar 28.05.2020 06:11