Pret me padurimin afatin kalimtar të verës, dy gjigandë italianë interesohen me James Rodriguez

Gjatë verës së kaluar James Rodriguez nuk u transferua dot te Napoli pasi Reali i Madridit nuk pranoi ofertën e presidentit të të kaltërve Aurelio De Laurentiis, megjithatë klubi italian nuk ka hequr dorë nga shërbimet e mesfushorit kolumbian dhe merkatoja e kësaj vere mund të jetë momenti i duhur që James të kalojë në Serie A.

Megjithatë Napoli duhet të ruhet nga Juventusi pasi sëfundmi edhe bardhezinjtë kanë shfaqur interes për shërbimet e 28-vjeçarit. Mesa duket do të jetë një garë dyshe mes Napolit dhe Juves për kolumbianin e Realit të Madridit.


Shtuar 9.04.2020 07:55