Duke ndezur zjarr për të kaluar natën, emigrantët në kufi i kërkojnë zgjidhje Ramës dhe Metës

Emigrantët shqiptarë vazhdojnë të jenë të mbetur në tokë neutrale në mes Greqisë dhe Shqipërisë dhe duket se për ta nuk ka një zgjidhje nga autoritet shqiptare.

Prej 3 ditësh 10 shqiptarë janë të bllokuar në Kapshticë duke pritur që dikush t’i ndihmojë.

Jemi këtu në Kakavijë të bllokuar nga qeveria shqiptare. I bëjmë thirrje Edi Ramës të na japë një rrugëzgjidhje. I kërkojmë presidentit të na ndihmojë në këtë çështje”, kanë deklaruar ata.

Në kushtet e vështira edhe nga temperaturat e ulëta gjatë natës, ata kanë ndezur zjarr.


Shtuar 9.04.2020 07:58