Pozoi e zhveshur, Oriola fshin menjëherë foton nga karantina me Grezdën (FOTO LAJM)

Edhe duan edhe s’duan të konfirmojnë lidhjen.

Oriola Marashi dhe Eros Grezda po karantinohen së bashku jashtë vendit në një vilë moderne me pishinë prej nga publikojnë shpeshherë foto të dy.

Duke qenë se çifti ndodhen vetëm, foton mesa duket e ka bërë Erosi. Oriola e postoi në Instagram, por e fshiu menjëherë.

Nuk dihet arsyeja pse modelja u pendua për publikimin e kësaj fotoje e cila tani po bën xhiron e mediave.

Kujtojmë që lidhja e Oriolës me Erosin u zbulua vetëm pak kohë më parë. Çifti duken shumë të dashuruar dhe fansat mezi po presin t’i shohin bashkë edhe në publik.


Shtuar 12.04.2020 15:15