Pogba hakmerret ndaj legjendës së Liverpoolit: Nuk e dija se kush ishte

Paul Pogba ka gjetur kohë që t’i hakmerret legjendës së Liverpoolit, Gareme Sounnes, duke thënë se ai nuk e kishte njohur atë dhe nuk kishte dëgjuar për të.

Ish-lojtari i The Reds e ka kritikuar në vazhdimësi mesfushorin e Manchester United në Sky Sports për jo profesionalizimin e tij dhe duhet të merrej me rehabilitimin e tij.

Kur është pyetur për kritikat e Sounes, Pogba ka zbuluar se ai nuk e dinte se kush ishte ish-kapiteni i Liverpoolit.

“Unë as që e dija ai (Souness), nuk kisha dëgjuar më parë për të”, ka thënë Pogba disi me ironi për legjendën e The Reds.

“Kam se ka qenë një lojtar i mrekullueshëm e gjëra të tilla. Nuk i mbaj mend fytyrat, por mbaj mend lojën që ka zhvilluar”.

“Siç e thash, nuk jam dikush që shikoj shumë emisione dhe të merrem me persona që nuk u pëlqen loja ime”, ka shtuar më tej francezi.

Pogba është duke e kërkuar largimin nga Manchetser United dhe po kritikohet nga shumë lojtarë e ish-lojtarë për mënyrën se si po sillet.


Shtuar 14.04.2020 07:37