Plas në Greqi, Paok zbret një kategori më poshtë?

PAOK rrezikon seriozisht të zbritet një kategori më poshtë, teksa së fundmi ka ardhur edhe një propozim për të ndodhur diçka e tillë.

Është zbuluar së fundmi se PAOK dhe skuadra tjetër greke e Xanthi kanë të njëjtën pronësi, diçka që nuk lejohet në Superligën greke.

Pikërisht për këtë arsye të dyja ekipet kanë marrë nga një gjobë, por asgjë nuk përfundon këtu.

Komiteti i sportit ka propozuar edhe zbritjen në një kategori më poshtë të të dyja ekipeve, për shkak se kanë shkelur rregulloren.

Kaq ka mjaftuar që në Greqi të ngrihen akuza të shumta në drejtim të organeve përkatëse për sportin, ku thuhet se duan që të shohin lart rivalët e Olimpiakosit.

Megjithatë një vendim përfundimtar do të merret nga Gjykata sportive, e cila do të vendosë përfundimisht se çfarë do të ndodhë me të dyja ekipet.

Ndërkohë Paok këtë sezon udhëheq Superligën greke me 52 pikë, një pikë më shumë se Olympiakos.


Shtuar 28.01.2020 17:07