I shkon në shtëpi të moshuarit për të vjedhur, i riu në Tiranë e pëson keq

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një të ri i cili ka tentuar të grabisë një banesë të një moshuari.

Një grabitës i identifikuar me incialet E.M, 27 vjeçar, është arrestuar teksa po tentonte të vidhte në banesën e një të moshuari në Tiranë.

Por telefona e njërit prej komshinjve të të moshuarit i ka kushtuar lirinë 27 vjeçarit, pasi policia ka mbërritur në kohë në vendngjarje dhe e ka prangosur në flagrancë.

Njoftimi:

Parandalohet vjedhja e një banese, arrestohet në flagrancë një shtetas, falë telefonatës nga qytetarët dhe reagimit në kohë të Policisë.

Specialistët për Hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4, falë bashkëpunimit me qytetarët, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë, pasi në rrugën “Siri Kodra’’ u kap duke tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit H. A., 63 vjeç.

Ky shtetas, në përpjekje për t’u larguar, ka goditur shtetasin H. A, duke i shkaktuar dëmtime të lehta, por ska mundur të largohet pasi në afërsi të banesës është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë.

Shtetasi E. M ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë” në Itali dhe ”Vjedhja, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë, si dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në Qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja, e mbetur në tentativë” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” /albeu.com/


Shtuar 28.01.2020 16:52