Pioli tregon “thembrën” e Akilit te Milani

Stefano Pioli ka folur pas barazimit zhgënjyes të Milanit pa gola ndaj Sampdorias në shtëpi.

Në një prononcim për “Milan TV”, tekniku kuqezi, u shpreh se edhe humbja ndaj Atalantës ka ndikuar jo pak. Gjithashtu, Pioli zbuloi edhe pikën e dobët të këtij Milani.

“Thembra jonë e Akilit është pikërisht goli! Kjo është pika jonë e dobët dhe duhet të gjejmë patjetër një zgjidhje. Nuk kemi qenë dhe aq qartë në lojën tonë sot, por ishte pak e pritshme pas humbjes ndaj Atalantës. Patëm disa mundësi që duhet t’i finalizonim siç duhet. Na vjen shumë keq sepse të gjithë prisnim që të riktheheshim te fitorja. Është e qartë që humbja në Bergamo ka ndikuar dhe na ka bërë të jemi të pasigurt”, përfundoi Pioli.


Shtuar 7.01.2020 07:30