Përcaktohet nga UEFA sistemi kualifikues për “Katar 2022”

Evropa do t’i ketë 13 shtete pjesëmarrëse në Katar, në të cilin vend Kupa e Botës do të zhvillohet nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor të vitit 2022.

Nga këto 13 vende, dhjetë prej tyre do të shkojnë direkt, ndërsa pjesa tjetër përmes ndeshjeve shtesë.

Gjithsej 55 ekipe do të ndahen në 10 grupe kualifikuese, pesë me nga pesë skuadra, dhe pesë tjera me nga gjashtë.

Dhjetë vendet e para të grupeve do të sigurojnë pjesëmarrjen drejtpërdrejt në Kupën e Botës, ndërsa dhjetë vendet e dyta, dhe dy kombëtare tjera nga Liga e Kombeve, do të luajnë Play Off, për tre vendet e mbetura të lira.

Për Kombëtaren e Kosovës, këto do të jenë kualifikueset e dyta për Kupën e Botës, pas Kupës së Botës ‘Rusia 2018’.


Shtuar 18.06.2020 13:54