Përcaktohen të gjitha grupet e Europa League

Me ndeshjet e “play off”- it që u luajtën dje, u plotësua edhe tabloja e 48 pjesëmarrëseve në shortin e Ligës së Europës, teksa sot në orë 13:00 u hodh dhe shorti ku Milani dhe 3 futbollistët e Kombëtares shqiptare, Hysaj, Kumbulla, Mihaj, mësuan kundërshtarët e fazës së grupeve.

Short deri diku i kënaqshëm për Milanit, teksa goglat e kanë vënë përballë Sëlltikut, Spartës së Pragës dhe Lilës. Kuqezinjtë ne letër janë super favoritë.

Kundërshtarë jo shumë të fortë edhe për Romën e Marash Kumbullës dhe Napolin e Elseid Hysajt.

Verdhekuqtë do të kenë përballë Jang Bojsin, që eliminoi Tiranën, rumunët e Kluzhit si dhe CSKA Sofian e Ali Soue. Ndërkohë që Napoli është shortuar me Real Sosiedadin e Januzajt, AZ Alkmarin dhe kroatët e Rijekës.

Ndeshjet e grupit do të nisin më 22 tetor dhe do të përfundojnë më 10 dhjetor, teksa faza me eliminim direkt do të luhet në shkurt, gjithnjë nëse e lejon Koronavirusi. Për finalen e Ligës së Europës është rizgjedhur stadiumi i Gdanskut në Poloni, impiant që duhej të priste finalen e vitit 2020.

Liga e Europes

NDARJA E GRUPEVE:

GRUPI A:

ROMA
JANG BOJS
KLUZH
CSKA SOFIA
GRUPI B:

ARSENAL
RAPIDI I VJENËS
MOLDE
DUNDALK
GRUPI C:

BAJERN LEVERKUZEN
SLAVIA PRAGË
HAPOEL BER SHEVA
NISË
GRUPI D:

BENFIKA
STANDARD LIEZH
REJNXHËRS
LEH POZNAN
GRUPI E:

PSV
PAOK
GRANADA
OMONIA
GRUPI F:

NAPOLI
REAL SOSIEDAD
AZ ALKMAR
RIJEKA
GRUPI G:

BRAGA
LESTËR
AEK
ZORJA LUHANSK
GRUPI H:

SËLLTIK
SPARTA PRAGË
MILAN
LILË
GRUPI I:

VIJAREAL
KARABAK
MAKABI TEL-AVIV
SIVASPOR
GRUPI J:

TOTENHEM
LUDOGORETS
LASK
ANTUERP
GRUPI K:

CSKA MOSKË
DINAMO ZAGREB
FEJNORD
VOLFSBERG
GRUPI L:

GENT
CRVENA ZVEZDA
HOFENHAJM
SLOVAN LIBEREC


Shtuar 2.10.2020 12:09