Pele: Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë

Legjenda braziliane, Pele thotë se Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë, dhe se ai është lojtari më i madh në histori.

Në një intervistë për Pilhado, legjenda braziliane theksoi se Ronaldo është lojtari më i mirë në botë aktualisht.

“Sot lojtari më i mirë në botë është Cristiano Ronaldo,” tha Pele.

“Unë mendoj se ai është më i miri, sepse ai është më i qëndrueshëm, por ju nuk mund të harroni Lionel Messin, natyrisht.”Pastaj Pele u pyet se cili është lojtari më i madh në historinë e futbollit.“Është një pyetje që është e vështirë për t’u përgjigjur. Nuk mund të harrojmë për Zicon, Ronaldinhon dhe Ronaldon. Dhe në Evropë, Franz Beckenbauer dhe Johan Cruyff”.

/GazetaBlic/


Shtuar 24.03.2020 19:23