Pas një periudhe të gjatë, Zeneli pritet të kthehet këtë fundjavë

Sulmuesi i Kosovës, Arbër Zeneli pritet të jetë iu gatshëm këtë javë me skuadrën e tij Reims pas më shumë 8 muaj.

Pritja e gjatë është afër të marrë fund, pasi që mediat franceze kanë paralajmëruar se Zeneli po i afrohet kthimit në fushën e lojës.

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli, nuk ishte në dispozicion të trajnerit Bernard Challandes në ndeshjet e muajve të fundit të “Dardanëve”, shkaku i lëndimit që e kishte pësuar më 7 qershor, në ndeshjet e Grupit A kualifikues për Kampionatin Evropian 2020 kundër Malit të Zi.

Mediumet franceze kanë paralajmëruar se tani 24-vjeçari është duke iu afruar kthimin në skuadrën e Stade de Reims, pasi që këtë javë ai mori pjesë për herë të parë në një seancë stërvitore me skuadrën.

Sipas “The Union”, as trajneri David Guion e as Zeneli nuk do ta përshpejtojnë kthimin dhe do t’i respektojnë afatet kohore të përcaktuara nga ekipi mjekësor. Përkundër që në rast nevoje ai mund të jetë në stol edhe në xhiron e radhës, Zeneli pritet të kthehet për ndeshjen kundër Brestit më 7 mars, saktësisht nëntë muaj pasi e pësoi lëndimin.

Kthimi i Zenelit është një lajm i mirë për Kosovën, pasi që ai pritet të jetë i gatshëm për të luajtur në ndeshjet vendimtare të marsit, kur do të luhet ndeshjet e play-offs kualifikues për EURO 2020. Kosova do të takohet me Maqedoninë në gjysmëfinale, ndërsa në finale e pret ose Gjeorgjia, ose Bjellorusia.

Zeneli është njëri ndër personat më meritor për kualifikimin e Kosovës në këta play-offs, që janë mundësi e dytë për kualifikim në Evropian, pasi që Kosova s’arriti të kualifikohet përmes grupit A.

Në ndeshjen vendimtare për vendin në play-offs nga Grupi 3 i Ligës D të Ligës së Kombeve, Zeneli kishte shënuar het-trik për t’i ndihmuar Kosovës ta mposhtë Azerbajxhanin me rezultat 4:0 në “Fadil Vokrri”.

Shkaku i fitores së Kosovës në atë përballje me Azerbajxhanin, skuadra e Bernard Challandes u kualifikua në play-offs të EURO 2020 si njëra ndër katër fitueset e grupeve të Ligës D, si dhe e fitoi promovimin në Ligën C për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve.


Shtuar 18.02.2020 12:30