Pas një mungese të gjatë, Ilicic vendos të kthehet te Atalanta

“Kushedi sa larg mund të kishte shkuar Atalanta në Champions, nëse do të kishte pasur në dispozicion edhe sulmuesin slloven Josip Iliçiç”. Është kjo pyetja që nuk do të marrë kurrë përgjigje në Bergamo, megjithatë Gasperini ka marrë përgjigjen e një tjetër dileme, që lidhet me kohën kur sulmuesi do të rikthehet te zikaltrit.

Kështu mediat pranë klubit bergamask bëjnë me dije se sulmuesi slloven pritet të mbërrijë në qendrën sportive të Atalantës ditën e hënë dhe pasi të kalojë me sukses testet mjekësore e ato të koronavirusit, do të nisë menjëherë stërvitjen.

Trajneri Gasperini ka gati një plan individual rikuperimi për sulmuesin slloven, i cili do të nisë gradualisht rikuperimin dhe gjetjen e formës më të mirë, me shpresën që brenda muajit tetot të rikthehet sërish në fushë dhe të udhëheqë Atalantën drejt të tjera sukseseve.

Sulmuesi slloven mungon në fushë që prej 11 korrikut, në përballjen Juventus-Atalanta, ku luajti për disa minuta, ndërsa më pas u kthye në atdheun e tij për shkaqe që asnjëherë nuk janë bërë të ditura qartësisht, por nën zë thuhet se ka vuajtur nga depresioni.

Deri në momentin që ishte në dispozicion të Gasperinit, Iliçiç po tregonte një formë të jashtëzakonshme, pasi kishte shënuar 21 gola në 34 ndeshje dhe ishte golshënuesi më i mirë i skuadrës, ndaj 32-vjeçari është si një blerje e re për zikaltrit tani.


Shtuar 6.09.2020 12:50