Pas Juventusit e Barcelonës edhe Ramos po mendon ti vijë në ndihmë Realit

Real Madridi është një ndër klubet e vetme që nuk ka bërë prekje pagash për futbollistët.

Drejtuesit e madrilenëve nuk duan të privojnë lojtarët e tyre nga pagesat e zakonshme, por mund të surprizohen.

Vendimi i futbollistëve të Juventusit dhe Barcelonës për të ulur pagesat e tyre ka prekur sedren e lojtarëve të Realit. Senatorët do të kenë një mbledhje mes tyre dhe do të vendosin për të ulur pagesat.

Kapiteni Sergio Ramos po flet me shokët e tij të skuadrës që t’i japin një dorë klubit në këtë moment negativ që po kalon. Ai është i sigurt se futbollistët e tjerë do të pranojnë një vendim të tillë.


Shtuar 30.03.2020 13:52