Partizani dështon ndaj Teutës, Europa mision i pamundur

Teuta dhe Partizani kanë mbyllur në barazim pa gola ndeshjen e tyre të sotme në “Niko Dovana”, një sfidë që ishte e rëndësishme se mund të ndryshonte rrjedhën e garës për Europën.

Të kuqve u duhej vetëm fitorja ndërsa durrsakët dëshironin të luftonin për një prej vendeve që të sigurojnë biletën nga kampionati.

Por sfida u mbyll pa gola, edhe pse nuk munguan rastet nga të dy krahët, me Hoxhën e Çeleskin të cilët në disa raste bënë pritje shumë të rëndësishme.

Një barazim që i shkon për shtat Teutës që mban në distancë larg Partizanin e që ia bën më të thjeshtë kalimin në Europë në këtë edicion. Ndërsa për Partizanin kualifikimi për aktivitetet ndërkombëtare bëhet mision i pamundur.


Shtuar 19.07.2020 20:59