Paqueta nuk “shkrep” as me Piolin, Leonardo i gatshëm ta marrë në Paris

Lucas Paqueta nuk po arrin të gjej një vend titullari te Milani dhe aventura e tij me fanellën kuqezi mund të përfundojë një vit pas ardhjes së tij në Milanello. Mesfushori brazilian nuk po ambientohet me futbollin italian dhe nuk po përmbush pritshmëritë që drejtuesit dhe tifozët kishin ndaj tij.

Pas një nisje të ngadaltë me trajnerin Giampaolo, edhe nën drejtimin e Piolit, Paqueta nuk po arrin të bëhet pjesë e rëndësishme e formacionit dhe kështu e ardhmja e tij është vendosur seriozisht në pikëpyetje.

Për 22-vjeçarin vazhdon të interesohet Paris Saint Germain, ku drejtori sportiv Leonardo, i njëjti që e solli në Milano e kërkon edhe te parizienët. Për ta lënë të lire futbollistin, Milani kërkon 30 milionë Euro, shumë kjo që e ndihmon të rregullojë disi bilancin negativ.


Shtuar 19.01.2020 10:36