Paqueta jep sinjalet e para të largimit nga Milani

Teksa Milani zhvilloi një kampionat fantastik pas ndërprerjes për shkak të Koronavirusit, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Lucas Paqueta.

Braziliani edhe në ndeshjen e fundit me Cagliarin ngrohu stolin dhe tashmë e ardhmja e tij duket larg Milanit e për më tepër pas një postimi në rrjetet sociale.

Mesfushori u përshëndet dhe falënderoi tifozët e Milanit, ndërsa shkroi se do të vazhdojë të kërkojë ëndrrat dhe objektivat e tij.

Një nga destinacionet e mundshme të Paquetas është Fiorentina, pa harruar që edhe Paris Saint Germain e pëlqen mesfushorin brazilian.


Shtuar 3.08.2020 17:38