“Ose unë, ose Abidal”, Messi i prekur nga deklarata e drejtorit sportiv

Përplasja Messi-Abidal raportohet se ka marrë përmasa të mëdha.

Mësohet se acarimet janë aq të mëdha, sa që Messi ka sjellur situatën te Barcelona, ose ai, ose Abidali, dhe jo të dytë më.

Ylli argjentinas mund të lë në verë skuadrën, në rast se Abidal vazhdon të jetë drejtor i skuadrës.

Messi është prekur aq shumë nga deklarata e Abidal që ka akuzuar lojtarët e Barcelonës se punuan për shkarkimin e Valverdes, sa që ka porositur drejtuesit e klubit që të shkarkojnë atë nga detyra.

Si rrallë herë, Messi dje publikisht e ka akuzuar ish futbollistin francez për atë deklaratë, duke i thënë se duhet të shikojë punët e veta.


Shtuar 5.02.2020 14:00