Organizoi festë në shtëpi mes pandemisë, kritikohet ashpër Ronaldo (VIDEO)

Cristiano Ronaldo organizoi një festë në shtëpinë e tij në Madeira.

Numri i madh i miqve ka bërë që portugezi të kritikohet, veçanërisht nga italianët të cilët po vuajnë shumë si pasojë e Covid19.

Një video e publikuar në rrjete sociale, ku Cristiano Ronaldo shihet duke e festuar ditëlindjen e mbesës së tij Alicia, bashkë me disa familjarë të tjerë, ka ngjallur kritika të shumta drejt portugezit.

Sulmuesi i Juventusit është për momentin në Portugali, ku shteti ka shpallur gjendjen emergjente dhe ku qytetarët janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi dhe ta mbajnë distancën sociale.

“Kur e gjithë familja është e vendosur në karantinë, ti e feston ditëlindjen tënde mirë”, shkroi mbesa e Ronaldos.


Shtuar 21.04.2020 12:33