Nuk ndalet Interi, nis ofertën e dytë zyrtare për Eriksen

Inter nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Christian Eriksen.

‘Zikaltrit’ janë në kërkim të një mesfushori, dhe një nga emrat është ai i Tottenham Hotspur, Eriksen.

Inter ka dështuar në ofertën e parë për lojtarin, ndërsa mediat britanike tashmë bëjnë të ditur se ata kanë nisur edhe një ofertë.

Inter ka bërë ofertën e dytë për Eriksen, me vlerë prej 11 milionë funteve, plus bonuset, bën të ditur ‘Sky Sports’.

‘Nerazzurri’ kishin ofruar më parë 8.5 milionë funte, por kishin dështuar në atë ofertë.

Mbetet të shihet nëse oferta e dytë do t’i bind drejtuesit e Tottenham për të hequr dorë nga kartoni i lojtarit.


Shtuar 21.01.2020 07:26