Nuk është i paprekshëm, Juventusi nxjerr në shitje Ronaldon

E ardhmja e Cristiano Ronaldos duket se mbetet akoma e pasigurt pavarësisht përgënjeshtrimeve të bëra nga presidenti Agnelli në ditët e kaluara.

Në Angli, në fakt, janë të bindur se Juventus e ka nxjerrë në shitje dhe se mendon të përfitojë edhe një shifër të rëndësishme për portugezin.

Sipas “The Sun”, CR7 nuk konsiderohet i paprekshëm në shtëpinë bardhezi dhe presidenti Agnelli, pavarësisht deklaratave të bëra, mund ta shesë nëse do të vinte një ofertë prej 60 milionë eurosh.

E përditshmja angleze është shumë e sigurt se Juventus mund të privohet nga 5 herë fituesi i Topit të Artë në rast të një oferte të tillë.

Skuadrat e interesuar për ish-yllin e Real Madrid mund të jenë Paris Saint-Germain dhe dy ekipet e Manchesterit, City dhe United.


Shtuar 19.08.2020 09:34