Nuk e kishim parë kurrë, Krul vërteton se është specialist i penalltive me metodën që përdori ndaj “spurs”

Norwich kaloi në çerekfinale të FA Cup pasi eliminoi Tottenhamin e Jose Mourinhos.

Ndeshja e rregullt përfundoi me rezultat 1-1 derisa pas penalltive Norwich fitoi me rezultat 3-2.

Më meritori i kësaj fitore ishte portieri Tim Krul që priti dy penallti të lojtarëve të Tottenham.

31-vjeçari priti penalltitë e Troy Parrott dhe Gedson Fernandes derisa kishte një të fshehtë në këtë sukses.

Portieri i Norwich i kishte të shkruar në shishen e ujit se nga i gjuajnë penalltitë lojtarët e Mourinhos. /


Shtuar 5.03.2020 10:39