Një tjetër largim i madh pritet nga Juventusi në ditët e fundit merkatos

Emre Can do të largohet nga Juventus.

Aventura e mesfushorit në Juventus do të përfundojë.

Gjermani do të largohet nga Torino në javën e fundit të afatit kalimtar të janarit, raporton Romeo Agresti nga Goal Italia.

Can është duke luajtur gjithnjë e më pak në formacionin e trajnerit Maurizio Sarri.

Ai tashmë ka filluar kontaktet me klubin e Borussia Dortmund në Bundesligë.

Juventus nuk do ta kundërshtojë largimin e tij dhe është në pritje të ofertës së parë nga Dortmund për të finalizuar largimin e ish mesfushorit të Liverpoolit.


Shtuar 23.01.2020 14:00