“Ngec” rinovimi, Mertens drejt largimit nga Napoli

Dries Mertens duket gjithmonë e më larg qëndrimit te Napoli.

Belgu ashtu si Callejon nuk ka gjetur akordin për rinovimin e kontratës me skuadrën e drejtuar nga Rino Gattuso.

Sipas mediave italiane, presidenti De Laurentiis nuk ka pranaur kërkesën e 33-vjeçarit, i cili dëshiron një dyfishim page duke pretenduar shumën e 7.5 milionë eurove në sezon për dy vitet e ardhshme, kërkesë kjo e refuzuar nga drejtuesit e klubit të kaltër.

Për momentin çdo gjë ka mbetur pezull deri në një takim të dytë, ku në rast se palët nuk gjejnë marrëveshjen 33-vjeçari do të largohet nga skuadra gjatë merkatos së verës dhe ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë.


Shtuar 9.02.2020 14:55