Nga Chelsea te Dortmund e Juventus, 10 skuadra duan Marash Kumbullën

Tashmë nuk është sekret. Futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Marash Kumbulla është kthyer në një prej lojtarët më të kërkuar në merkato.

Mbrojtësi i Hellas Verona ka përfunduar në lupën e skuadrave më me emër në glob. Një gjë të tillë e pohon edhe gazetari i “Sky Italia”, Alessandro Alciato, që para takimit së sotëm me Xhenovën zbuloi se 10 skuadra europiane kanë dërguar skautët e tyre për të ndjekur 19-vjeçarin.

Bëhet fjalë për ekipe si Chelsea, Manchester United, Southampton, Eintracht Frankfurt, Borussia Dortmund, Real Betis, Fiorentina, Atalanta, Juventus dhe Milan që kanë dërguar skautët e tyre për të ndjekur në aksion Kumbullën.

Shqiptari ka treguar një formë mjaft të mirë, ku në tetor mori ftesën e parë në Kombëtaren Shqiptare.


Shtuar 12.01.2020 19:05