Neymar “vodhi” PSG-në, fitoi 111 milionë euro në vetëm 80 ndeshje

Neymar u bë futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit kur PSG për shërbimet e tij i pagoi Barcelonës 222 milionë euro.

Braziliani lidhi një kontratë me PSG prej 37 milionë euro në sezon.

Gjatë këtyre tre sezoneve, ai ka luajtur vetëm 80 ndeshje për PSG-në, teksa ka fituar një pasuri të tërë.

Statistikat tregojnë se Neymar merr 1.4 milionë për lojë te PSG. Ai deri më tani ka fituar 111 milionë euro nga skuadra franceze.

Pavarësisht pagesës së madhe, PSG ende nuk ka arritur të fitojë Ligën e Kampionëve, që për drejtuesit e klubit është synimi kryesor.

Ky sezon, ndoshta do të jetë mundësia e fundit për Neymar për ta fituar Ligën e Kampionëve, pasi sezoni i ri mund ta gjejë në fanellën e Barcelonës./


Shtuar 29.04.2020 20:26