Ndeshjet e para në Bundesligë regjistrojnë rekord shikuesish në televizion

Rifillimi i Bundesligës, pas një pushimi dy-mujor për shkak të epidemisë së koronvirusit, tërhoqi më shumë se gjashtë milionë shikues të televizionit në Gjermani.

Sipas portalit Seebiz, falë kësaj, kompania televizive Sky, e cila transmeton ndeshjet, theu rekordin e vet të shikimit të kampionatit gjerman.

Dje në 15:30, kur filluan ndeshjet e para të raundit të 26-të, Sky u shikua nga 3.68 milionë shikues në kanalet e paguara, që është dy herë më shumë se shifra e zakonshme për të shtunën në futboll.

Kësaj i duhet shtuar 2,45 milionë shikues që i shikuan ndeshjet në kanalin televiziv falas Sport News, i cili është i disponueshëm për të gjithë.

Bundesliga rifilloi dje pas një pauze më shumë se 60 ditë për shkak të pandemisë së koronavirusit, përpara tribunave të zbrazëta dhe me masa të rrepta shëndetësore.

Aktualisht është e vetmja ligë e madhe e futbollit që vazhdon të garojë në Evropë.


Shtuar 18.05.2020 10:51