Napoli refuzon ofertën e Chelsea për Mertens

Chelsea vetëm pak ditë më parë bëri një ofertë për sulmuesin e Napolit, Mertens.

Së fundmi raportohet se Napoli i ka thënë ‘JO’ “Bluve të Londrës”.

Vlera e ofruar thuhet se është tetë milionë euro, por presidenti i klubit italian, Aurelio De Laurentiis, e ka refuzuar atë.

Chelsea po insiston te 31-vjeçari dhe janë përpjekur të fusin disa klauzola teknike dhe bonuse në ofertën e raportuar.

Por, sipas TMW, ata gjithashtu kanë parë qasjen e tyre të dytë të mohuar nga Napoli.

E ardhmja e Mertensit në San Paolo mund të jetë e rëndësishme edhe për Lazion, i cili po përpiqet të sjellë Olivier Giroud në Serie A nga Stamford Bridge këtë javë.

Për Mertensin interesim ka shprehur edhe Interi, por Nerazzurrët e duan atë gjatë verës dhe jo tani.


Shtuar 30.01.2020 14:29