Napoli fiton ndaj Genoas (VIDEO)

Java e 31-të e Serisë A u hap me një ndeshje të çmendur mes Milanit dhe Juventus të martën në mbrëmje (fitore 4-2 për milanezët).

Një rezultat që vinte nën presion Napolin në garën për Europën, pasi kuqezinj kapërcyen në renditje napoletanët.

Mirëpo, djemtë e Gennaro Gattuso iu përgjigjën presionit duke fituar kundër Genoas me rezultatin 2-1. Dries Mertens shënoi fillimisht për “të kaltrit” në fund të pjesës së parë (46). Barazimi nuk vonoi, pasi me të nisur pjesa e dytë (49), xhenovezët realizuan, falë mbrojtësit Goldaniga.

Mirëpo meksikani Irving Lozano i dha fitoren Napolit dhe përkohësisht e vendos skuadrën e tij në vendin e 5-të (në pritje të Romës). Nga tjetër, Genoa mbetet në fundin e tabelës, e 17-ta.

Në ndeshjen tjetër, Fiorentina – Cagliari, nuk pati asnjë fitues dhe madje as asnjë gol. Një rezultat që nuk ka asnjë ndikim në klasifikim: Violët mbeten në vendin e 13-të ndërsa Cagliari mban vendin e 11-të.


Shtuar 8.07.2020 19:56