Muller i lidhur ngushtë me Bayernin, afër rinovimit të kontratës

Thomas Muller ishte pranë largimit nga “Allianz Stadium” , por tani është afër rinovimit deri në vitin 2023.

Kontrata aktuale e Muller përfundon sezonin e ardhshëm, ndërsa “bavarezët” i kanë ofruar 30 vjecarit rinovimin e kontratës.

Muller ka kontribuuar me 6 gola dhe 16 asistime këtë sezon në Bundesligë në 25 ndeshje të zhvilluara.

Mediumi “TZ” raporton se përfaqësuesi gjerman ishte pranë largimit nga “Allianz Arena”.

Por, tani gjërat kanë ndryshuar dhe futbollisti do ta nënshkruajë kontratën e re pas pandemisë koronavirus.


Shtuar 6.04.2020 16:50