Mourinho kërkon një emër të çuditshëm për sulmin, vjen nga Turqia

Alexander Sorloth është një nga sulmesit më të kërkuar në këtë merkato, pas një sezoni impresionues me Trabzonspori në Turqi.

Duke parë interesimin e shumë klubeve, presidenti i Trabzonsporit, Agaoglu e pranoi se lojtari do të largohet, duke mos dalë kundër dëshirës së sulmuesit.

24-vjecari do të blihet përfundimisht nga Crystal Palace, që e ka dhëne në huazim e më pas do të shitet.

Klubi më i interesuar është Tottenhami, me Mourinhon që ka nevojë për përforcime në repartin e avancuar dhe e sheh norvegjezin si partnet ideal të Harry Kane.


Shtuar 14.09.2020 11:19