Mourinho flet pas fitores së madhe ndaj City-t, ankohet për gjykimin

Jose Mourinho ka folur pas fitores 2-0 ndaj skuadrws sw rivalit tw tij tw madh Pep Guardiolws.

Pas përfundimit të ndeshjes dhe fitores 2:0 të Tottenham, Mourinho është shprehur i lumtur me fitoren që vjen kundër një skuadre kampione, por ka pasur edhe disa ankesa.

“Fituam kundër kampionëve, ata akoma janë kampionët, një skuadër fantastike edhe nëse ata do të humbin titullin” ka thënë fillimisht Mourinho.

“Ishim pafat që VAR nuk vendosi për karton të kuq në rastin e Raheem Sterling. Do të ishte më ndryshe nëse luanim për 75 minuta me një lojtar më shumë” ka shtuar portugezi.

Jose Mourinho ka arritur që për herë të tretë këtë edicion të mbaj portën e paprekur me Spurs.


Shtuar 2.02.2020 19:25